Pukë/ Plagoset më armë zjarri në këmbë 11-vjeçari, transportohet me helikopter drejt spitalit të 'Traumës'
Një fëmijë 11-vjeç është plagosur në këmbë në Pukë. Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan.
Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, por megjithatë ende nuk dihen detajet e ngjarjes.
Pas marrjes së ndihmës parë në spitalin e Pukës, 11-vjeçari është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.
"Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë."- shprehet policia.
Policia bën me dije se autori i ngjarjes është shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje
