Mediu takon në Bukuresht kryeministrin rumun: Shqipëria të përfshihet në Iniciativën e "Tre Deteve"
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është takuar në Bukuresht me kryeministrin e Rumanisë, Nicolae Ciucă.
Fokusi i diskutimeve mes dy politikanëve ishte nevoja e përfshirjes së Shqipërisë dhe vendeve jo Europiane të Ballkanit në Iniciativën e 3 deteve.
Mediu e ka falënderuar kryeministrin rumun për mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO sidomos në Samitin e Bukureshtit në 2008 si dhe rrugën Europiane të vendit tonë.
"E falenderova për mbështetjen e antarësimit të Shqipërisë në NATO sidomos në Samitin e Bukureshtit në 2008 si dhe rrugën Europiane të vendit tonë.Rumania ka një rol të veçantë në shumë aspekte si vend i NATO dhe BE në përballjen e agresionit Rus në Ukrainë si dhe në situatat e reja gjeopolitike. Samiti i NATO-s në Madrid duhet të konsideroj situatën në Ukrainë por edhe ndikimin e Kinës në Europë".
Në takim ishin të pranishëm zyrtari amerikan Bob McWeen, deputeti britanik Mark Pritchard, president Emritus i OSCE PA George Tsereteli dhe bashkë-organizuesi i SEE Gathering në parlamentin rumun deputeti rumun, z. Ben Oni Ardelean.

