Propozimet e Alibeajt për reformën zgjedhore, Koka: Nismë personale, Ballës i duhet një opozitë fasadë
Grupi parlamentar i PD, ka vendosur nisjen e punës për reformën zgjedhore dhe territorial, madje për këtë ka propozuar edhe emrat e anëtarëve të komisionit. Nga radhët e Rithemelimit, në Komision është parashikuar vetëm Oerd Bylykbashi, i cili nuk e njeh Alibeajn në këtë detyrë.
Në lidhje me këtë gazetari Bledian Koka, në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Beti Njuma është shprehur se kjo është nismë personale e Enkelejd Alibeaj.
Sipas tij ky i fundit nuk ka tagër për të bërë një gjë të tillë.
Bledian Koka: Është një nismë personale përsa kohë nuk ka një konsensus të shprehur të të gjithë palëve politike. Janë pikërisht këta, ose Zoti Alibeaj apo ato që shkojnë mbrapa Alibeajn që akuzojnë PD ose Berishën që po ndërmarrë procese të përshpejtuar brenda partisë dhe po këta nisin aksione personale. Të vetmin tagër që ka Alibeaj sot është ai që i ka dhënë Taulant Balla.
Koka këtë proces e konsideron fasadën e radhës pas asaj me procesin e presidentit.
Bledian Koka: Balla pasi mbaroi pjesën e procesit të fasadës së procesit konsensual, tashmë i duhet një opozitë po fasadë që do duhet të votojë atë që i nevojitet mazhorancës aktuale, që është një kod i ri zgjedhor.
Këtu kemi një mekanizëm të kapur nga Alibeaj për të mbajtur të karikuar ata deputetë që i shkojnë nga pas. Pra nuk kemi reformë zgjedhore apo territoriale.
Më tej Koka tha: Reforma territoriale dhe zgjedhore, nuk mund të jetë vullnet i disa individëve por duhet të jetë i gjithë forcës politike të bashkuar.
Përgatiti Anila Kolgjini.
