Peshku u qelb, zyrtarët prisnin “haber”, inspektorët e Mjedisit në Lezhë nuk zbulojnë çfarë ndodhi në Drin
Inspektorët e Agjensive të Mbrojtjes së Mjedisit në Lezhë kanë dështuar të zbulojnë se çfarë e shkaktoi ngrodhjen masive të peshqeve në ujërat e lumit Drin. Justifikim japin faktin se e mësuan me vonesë.
Kur lumi Drin u mbush me peshq të ngordhur, inspektorët e Agjensive dhe Inspektoriateve të Mbrojtjes së Mjedisit në Lezhë nuk ishin aty për të hetuar.
"Është njoftuar një ditë pas."
Në këto kushte përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKTM-së Lezhë, flet me fjalët e peshkatarëve dhe jo zyrtare.
"Ligji e detyron Agjencinë Komnbetarë të Mjedisit të vijë dhe të monitorojë situatën, të marrë kampionet dhe të përcaktojë dhe shkaqet. Duke përcaktuar shkaqet, ne si aktorë që kemi përgjegjësinë në fushën e mbrojtjes së mjedisit duhet të veprojmë sipas ligjit, secili në kompetencat e tij."
Vonesa në kryerjen e veprimeve dhe marrjen e kampioneve të ujit e mban ende pa përgjigje pyetjen se çfarë e shkaktoi këtë situatë!
"Fakti që jemi njoftuar me vonesë dhe gjithçka ka agravuar në këtë mënyrë mendoj se nuk mund të nxjerrim për momentin shkaqet e vërteta të kësaj situate".
Peshqit e ngrordhur u shfaqen në lumin Drin prej pasdites së të martës, ndërsa të mërkurën fenomeni u denoncua edhe në media.
Por duket se njerëzit që kanë për detyrë të mbrojnë mjedisin në Lezhë prisnin njoftim zyrtar për të bërë detyrën.
