Qepa “djeg” fermerët, në Divjakë një kg shitet me 25 lekë, tregtohet nën kosto
Një kilogram qepë në Divjakë tregtohet me 25 lekë.
Fermerët thonë se çmimi nuk justifikon kostot e prodhimit.
"Fitimi është zero."
"Të paktën të shitej 400 lekë."
Këtë vit karburantet dhe plehrat kimike ua kanë shtuar shpenzimet dhe ulur fitimet.
" I kemi bërë të gjithë ato spërkatje, nuk na leverdis."
Në të tilla kushte thonë se po detyrohen t`i lënë tokat djerrë.
"Vitin që vjen nuk mbjellim dot më."
"Kur të vijë gushti dhe shtatori nuk i mbjellim dot tokat se nuk kemi marrë lekë nga këto."
Të tjerë vitin që vjen qepën do e zëvendësojnë me grurin për të siguruar të paktën bukën e gojës.
"Do mbjellim grurë sa për të ngrënë bukë, asgjë tjetër nuk do bëjmë."
Nga shteti kërkojnë ndihmë që prodhimi të mos mbetet stok e të shkojë dëm.
"Shteti të na i ulë një çikë çmimet."
"Duhet të ishin pikat e grumbullimit dhe vinin tregtarët e vegjël dhe i merrnin te pikat e grumbullimit."
Në Divjakë kultivohen kultura të ndryshme bujqësore, por çdo vit fermerët akuzojnë qeverinë për mungesën e politikave mbështetëse ndaj tyre.
