Baçe: Gabim total dhënia e menaxhimit të Butrintit. Të gjithë të drejtat dhe të ardhurat ekonomike do i marrë fondacioni

Akademiku Apellon Baçe, thotë se marrja e menaxhimit të Butrintin nga fondacioni ‘Amerikan Shqiptaro-Amerikan’ është një gabim total.

I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora me Luan Ramën, tha se të gjitha të ardhurat ekonomike dhe të drejtën ekskluzive në lidhje me Butrintin do i kalojnë këtij fondacioni.

Apellon Baçe: Për mua fondacioni është një gabim total. Duket që në fillim që ti po ja lë në dorë të bëjë të gjithë gjërat. Richard Hodges është njeriu  më anti-shqiptar në historianët që kanë hyrë në këtë vend.. Ky fondacion ka një efekt që të ardhurat nga Butrinti do shkojnë te fondacion. Të gjithë të drejtat i merr ky fondacion, anën ekonomike po ky, anën etike që përcakton nëse Butrinti është shqiptar apo grek.