Zenel Kuçana lirohet nga detyra, Rama emëron Ali Hallaçin Prefekt të Kukësit

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra Prefektin e Kukësit, Zenel Kuçana.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrit të Brendshëm.

Zenel Kuçana e mori këtë detyrë në 1 nëntor të 2017. Ai ishte mes shumë ushtarakëve të lartë që nuk ishin më pjesë aktive e Forcave të Armatosura, që Rama asokohe u besoi drejtimin e Prefekturave të vendit.

Në vend të tij është emëruar Ali Hallaçi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.