Batuta e Cekës në studio: Rama më çonte në çdo ditëlindje një shishe verë, harroi kësaj radhe, i janë mbaruar ose...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 22:17
Në studion e emisionit ‘Drejt’ në RTV Ora me Luan Ramën, teksa është diskutuar çështja e Butrintit nuk kanë munguar as batutat.
Arkeologu i njohur Neritan Ceka, tha se Kryeministri Edi Rama për çdo ditëlindje i çonte shishe verë, ndërsa në ditëlindjen e 81 nuk është kujtuar fare për arkeologun. Këtë Ceka e ktheu në shaka duke thënë se ndoshta i janë mbaruar.
Neritan Ceka: A mund t’I bëj një kompliment kryeministrit? Ky njeri që pavarësisht që më paguan dhe më çon nga një shishe verë kur kam ditëlindjen. Kësaj radhën e fundit që bëra 81 nuk ma çoi më. Tek 80 ma çoi. Do jenë mbaruar ndoshta, ose e ka deri 80.
