Menaxhimi i Butrintit nga fondacioni privat, Ceka tregon ‘planin’ e Ramës: Do i çojë në SPAK!

Arkeologu Neritan Ceka në emisionin ‘Drejt’ në RTV Ora, me Luan Ramën, është shprehur se Butrintit po i bëjnë atë që ka bërë Rama në vitin 1998

Ceka tha se Rama e lejon ‘Fondacionin Shqiptaro-Amerikan’ ta bëjnë atë që kanë planifikuar për Butrintin e më pas i çon në SPAK.

Neritan Ceka: Rama nuk e di që po i bëjnë atë që ka bërë ai në vitin 1998 kur ishte ministër. Rama i lejon ta bëjnë këtë dhe më pas thotë do ikni në SPAK. Këta po vazhduan kështu, besoj që pas ca kohe ose do të shkojnë në SPAK ose ky nuk funksion  më. Kam bindjen që do e rrëzoj Gjykata Kushtetuese. Për mua është një shans që është ky fond dhe ne s’kemi gjë me fondin, hap spiralen, por ne u kemi thënë që jo Butrintin. Është një kulturë e vetme.