Ekspertja: Nga ndeshja dje përfitimet ekonomike ishin të gjithanshme. Si pritet të jetë sezoni turistik këtë vit

Ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba u shpreh  se nga ndeshja që u luajt ditën e djeshme (25 Maj) në stadiumin ‘Air Albania’ përfitimet ekonomike ishin të gjithanshme.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, tha se çështja e rritjes së çmimeve gjatë ditëve të fundit ishte kërkesë-ofertë, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri.  

Flora Xhemani Baba: U fol për rreth 90 mijë turistë. Mendoj se ka qenë jë numër i konsiderueshëm edhe sikur mos të ketë qenë 90 mijë. Kjo ishte si stuhi vere, por na ka bërë mirë, në kuptimin e prurjeve sepse toka jonë turistike ishte shumë e etur. Përfitimet ekonomike ishin të larta. Përfitimi ka qenë i gjithanshëm, duke filluar që nga biletat e deri tek konsumi. Sipas interesit tonë financiar do kishte qenë shumë mirë të fitonte Holanda. Nëse ne do rrimë t’i biem Shqipërisë vazhdimisht si oportuniste, përfituese, primitive, unë dua të them sjellja  e holandezëve, për të parë që ne nuk jemi as më të mirë as të kqinj as të ndryshëm. Çështja e rritjes së çmimeve dje është thjesht kërkesë-ofertë. Kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri.

Përsa i përket turizmit këtë vit dhe ndikimi i luftës në Ukrainë, Xhemani Baba tha fluksi veror do të jetë shumë i lartë ndërsa shtoi se këtë vit priten të vijnë turistë edhe nga Serbia.

Flora Xhemani Baba: Është një vit që e kemi nisur  me humbje, në të paktën 120 turistë më pak. Kemi kaluar në një situatë barazim meqenëse ishim në atmosferën e futbollit. Fluksi veror që e kemi përherë, do të jetë padiskutim shumë i lartë, do të jenë edhe emigrantët shqiptarë. Kemi një prurje shumë të veçantë nga Serbia.  Mungesa e informacionit luan një rol parësor.

Me tej ajo tha: Është shumë e vështirë që të gjesh në treg ushqime që kanë shije, siç është Shqipëria që mban kampion. Duhet ta theksojmë se në Ballkan, Shqipëria është vendi me ushqimin më të mirë.

Përgatiti Anila Kolgjini.