Adoleshentët në Lushnje gara me policinë, në makinë dhe një invalid, përplasen me barrierat e rrugës

Tre persona, përkatësisht dy adoleshentë dhe një invalid me karrocë, ky i fundit vëllai i njërit prej tyre, u aksidentuan mbrëmjen e sotme me mjetin tip "Benz" me të cilin udhëtonin u përplas me barrierat anësorë të rrugës.

Aksidenti ndodhi kur kanë dashur të futen në rrugën rurale në Kashtbardhë, ndërsa po ndiqeshin nga dy makina policie, një nga Fieri dhe tjetra nga Lushnja.

Si pasojë e aksidentit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se mjeti me të cilin udhëtonin është i vjedhur. Ata ishin pikasur prej ditësh duke qarkulluar në zonat rurale të Lushnjes.

Policia ka bërë arrestimin e tyre ndërsa po merren në pyetje nga ekspertët e policisë.