Baçe lexon tre pika të marrëveshjes: Fondacioni mund të bëjë çfarë ti dojë qejfi me Butrintin!
Arkeologu Apollon Baçe i ftuar në emisionin "Drejt" në Rtv Ora renditi tre pika të projektligjit për menaxhimin e Butrintit, që sipas tij tregojnë se sa i pavarur është Fondacioni që do marrë në administrim.
Baçe: Kryeministri thotë do bëhet ashtu si themi ne dhe argumenti është "ngaqë ne e dimë se çfarë bëjmë", kurse ne nuk e dimë që specialistë të fushës. Tu lexoj tre pika që të kuptoni sa i pavarur është Fondacioni dhe Ministria.
- Ministria si përfaqësuese e qeverisë i jep Fondacionit të drejtën Ekskluzive për administrimin e pasurisë kulturore. Administrim nënkupton të drejtat e Fondacionit përfshirë por pa u kufizuar në përdorimin, shfrytëzimin, të drejtën për të caktuar dhe mbledhur tarifat, dhënien në përdorim në të gjitha format.
-Ministria deklaron dhe garanton gëzimin e plotë dhe të qetë, se di nga i gjejnë këto terma, të pasurisë kulturore. Fondacioni miraton planet vjetore ekonomike, artistike, turistike dhe kërkimore. Ai thotë do të gërmohet këtu ose aty, ky do vijë ose ky nuk do vijë.
-Të ardhurat derdhen në llogarinë bankare të Fondacionit. Fondacioni është OJQ, nuk kontrollohet nga KLSH.Kështu që ata mund të bëjnë çfarë u do qejfi.

