Yuri Kim në aktivitetin e Metës: Dënimet për trafikantët e qenie njerëzore të kthehen në prioritet

Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit nënvizoi domosdoshmërinë e rritjes së masave kundër trafiqeve të paligjshme dhe atyre të qenieve njerëzore.

Meta: Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal.

Duke e cilësuar këtë një betejë të rëndësishme përfaqësuesja e SHBA në Tiranë nënvizoi rritjen e përpjekjeve për të luftuar këtë fenomen dhe ndëshkimet penale

Yuri Kim: Qeveria ka miratuar një plan kombëtar veprimi, këto janë hapa të rëndësishëm, por mbetet ende shumë punë për të bërë. Çdo vit DASH publikon raportin jo për të kritikuar por ndihmuar si udhërrëfyes për bashkëpunim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë vit pati rritje të ndjekjeve penale e dënimeve të trafikantëve duhet të kthehet në prirje vjetore për të treguar vendosmëri të vazhdueshme për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore.

Në forum po ashtu u bënë pjesëmarrës edhe Kongresmenë amerikanë përmes video mesazheve.