Historia shkruhet në Tiranë, Conference League sjell mijëra tifozë të Romës dhe Feyenoord

Sonte në Orën 21:00 në stadiumin Arena Kombëtare, ekipi i Romës dhe Feyenoord do të kërkojnë të shkruajnë emrin në historinë e edicionit të parë të Konferencë League. Mijëra tifozë nga Italia e Holanda kanë ardhur në Shqipëri për të qenë dëshmitarë.

Do të jenë dëshmitarë kur në Stadiumin Arena Kombëtare të Shqipërisë të nisë të shkruhet historia e Konferencë League.

“Është ndeshja që presim prej 31 vitesh. Është finalja, duam ta fitojmë, ta jetojmë dhe të çojmë në shtëpi kupën. Është bukur ta zhvillojmë këtë ndeshje në Shqipëri pasi populli shqiptar është një popull që ne e ndjejmë afër. Jam i bindur nëse fiton Roma ju do të festoni me ne.

Tifozët e ekipit të Romës thonë se kanë ardhur për të festuar dhe jo për rrëmujë, duke iu referuar përplasjeve në Tiranë 24 orë para finales mes Fejnord.

“Sporti është sport, duhet të festojmë, jemi këtu për të parë ndeshjen, për të parë spektaklin, qytetin e bukur te Tiranës nuk është nevoja të bëjmë rrëmujë. Duam vetëm të fitojmë dhe te çojmë në shtëpi kupën.”

Por sporti, thonë se i njeh edhe incidente të tilla.

“Konfliktet janë normale në të tilla situata, por duhet të tregojmë qytetari edhe pse është një ndeshje e rëndësishme."

“Sherret janë njohura, por shpresojmë që të mos ketë pasoja.”

Mbi 1000 mbështetës të Romës mbërritën pak orë para ndeshjes në Portin e Durrësit ku masat e sigurisë janë shtuar.

“Për të qëndruar gjeta një hotel në Tiranë qe me kushtoi më pak pasi këto dite hotelet këtu kushtojnë shumë.”

Veç detit dhe ajrit, dhjetëra tifozë të Romës e Feynordit po futen në Shqipëri nga pikat kufitare tokësore.

Këto pamje vijnë nga Morini. Kanë urdhëruar mijëra kilometra për të ndjekur ekipin e zemrës.

“Jam nga Holanda dhe po vij për ndeshjen e Fajnord me Romën! Kemi bileta  dhe Shpresoj të fitojmë!”

Historia shkruhet në Tiranë, Conference League sjell mijëra