Meta në krah të Yuri Kim: Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi

Në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Presidenti Ilir Meta tha se pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi.

Ai tha se masat kundër trafikimit duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore.

Ai shtoi se kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët dhe se nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit dhe prokurorëve.

Meta: Një pjesë e konsiderueshme e viktimave të identifikuar janë qytetarë nga Rajoni ynë. Një sërë masash të marra prej vitesh, por trafiku i fëmijëve është ende i konsiderueshëm. Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal.

Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorët, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex.

Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim me të cilën presidenti Meta ka pasur edhe një situatë disi të tensionuar në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Po ashtu në këtë aktivitet ishte edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.