Dhunojnë shoferin e autobusit Qendër-Institut, prangoset 46-vjeçari, procedohet 56-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 11:10
Policia e Tiranës ka vënë në një 46-vjeçar si dhe ka proceduar penalisht një 56-vjeçar tjetër.
Këta persona janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Rr., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Këta shtetas janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
