Yuri Kim: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, SHBA mbështet reformën zgjedhore

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri  Kim në fjalën e në konferencën e KQZ dhe OSBE u shpreh se sa më demokratik të jetë vendi aq më i fortë bëhet.

Yuri Kim theksoi se SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi.

Yuri Kim: Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentare të 2021 ishin të rëndësishme. Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfekte. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.

SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë. Dua t’ju lë me mendimin se si të rindërtonin besimin. Kur zhvillojmë zgjedhe të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi.

Yuri Kim: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, SHBA