"Thonë Majlinda Bregu, Valentina Leskaj…", Duka: Mundohem të marr vesh ndonjë gjë nga PS por Presidentin e di vetëm Rama
Kreu i PAA, Agron Duka, ndjen keqardhje që opozita nuk u bë dot bashkë për të propozuar një kandidaturë të denjë për President.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai tha se po shkojmë drejt skenarit ku PS do ta zgjedhë me shumicvë të thjeshtë.
Duka: Nëse do kishim një grup përfaqësues gjithë opozita, PD bashkë dhe aleatët, nëse gjenim një kandidaturë që mund të vinte në pozitë dhe një të majtë mund edhe tu imponoheshim, ndoshta dhe përmes opinionit publik. Kur kjo nuk u arrit, sot jemi përballë një fakti që raundet po digjen njëri pas tjetrit dhe po shkojmë aty ku kemi thënën dhe vetë, është proces i paragjykuar, Rama i ka llogaritur mirë të gjithë këto etapa.Po shkojmë te etapa që mazhoranca do ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë Presidentin, kush do jetë se di, nuk besoj se e di. Dalin njerëz e thonë Majlinda Bregu apo një nga këto që kemi pas njohur ne Valentina Leskaj. Këtë e ka në dorë vetëm një njeri. Ka fitu eksperiencë të madhe politike dhe nuk flet kurrë. Nuk i thotë askujt. Mundohemi me marrë vesh ndonjë gjë përmes këtyre të PS që njohim por as ata nuk dinë gjë.
