Duka analizon situatën në PD: Këto pro-amerikanët kaotikë, pa kryetar, si do hyjnë në zgjedhjet vendore?
Kreu i PAA-së, Agron Duka, deklaron në emisionin "Drejt" në Rtv Ora se opozita nën lidershpin e Bashës ka bërë tre gabime të pafalshme pasojat e së cilës po i vuan dhe sot.
Sipas tij dy palët në PD duhet të shohin pikat e kontaktit dhe jo ndarjes për të mos shkuar në një tjetër dështim në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Duka: Në bashkëpunim me PD kam vërejtur disa gjëra. Interesat politike me PD mu kanë puq kur Basha ishte kryetar partie. Kemi bërë tre gabime të jashtëzakonshme që si ka bërë asnjë politikan në Shqipëri, nga ndarja territoriale, djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore. U dogjën mandatet dhe u futën ca mbetje, edhe ato gabim i madh, ishin futur në lista ca njerëz anonimë që u bënë me PS.
E bën kodin zgjedhor si deshën, prishi koalicionet dhe ne humbëm nga këto gabime.Ta marrim me mend ne se kryetar partie ka qenë Lul Basha por në prapaskenë ka qenë Berisha që e ka frymëzuar të bëjë këto gabime nuk e marr dot me mend. Çdo kontratë dhe gabim e kemi bërë me Bashën.
Ne si lidership kemi pasur Bashën. Po paguajmë pasojat e këtyre gabimeve. Nëse nuk do të ndodhte kjo humbje pas humbje për shkak të gabimeve nuk do ishte Berisha kaq i parapëlqyer edhe brenda të djathtës. Por duke qenë se humbet betejë pas beteje ose nuk merrr pjesë, njerëzit kthehen aty ku mendojnë se ka shpresë.
Del edhe ndonjëri si ai që paska thënë fituam kundër Amerikës. Nuk është mesazh ky. Ke plot komunista që thonë jemi kundër Amerikës dhe ndërkohë janë votues të PS. Nuk është ky mesazhi i PS. Kak takuar në një fshat një pensionist dhe më bëri namin duke kritikuar opozitën dhe lavdëruar Ramën. I thashë po nëse Rama të heq pensionin e voton?
E votoj prapë tha. Këto nuk janë mesazhe. Nuk është problemi se krahu i djathtë qenka anti-amerikan pavarësisht se i ka ndodhur Berishës ajo. 44 mijë votues nuk janë anti-amerikanë. Dhe ata që i rrinë afër Berishës nuk janë të gjithë anti-amerikanë. Berisha dhe njerëzit që i rrinë afër thonë se ky është gabim i një personi i shtyrë nga Rama, Rama ka futur duart ku ka mundur, ka lobuar që të shkatërrojë opozitën. Këta bënë non grata Berishën.
Jemi përballë këtij realitet, kemi një Berishë të fortë me shumicën e PD dhe këtë pjesën tjetër që nuk e dinë kush është kryetar. Një grup deputetësh me kryetar të komanduar pro-amerikanë, po nëse vijnë zgjedhjet vendore që janë për 18 muaj çfarë do bëhet? Këto pro-amerikanët që janë kaotikë pa një udhëheqës, pavarësisht siglës e vulës, si do hyjnë në zgjedhje, vetëm? Nuk fitojnë gjë. Duhet të hyjnë me pjesën tjetër. Dy palët duhet të mendojnë pikat e konktatit dhe jo ndarjes.
