Thirrje për sulme terroriste, arrestohet 56-vjeçari në Kukës “ithtar” i Shtetit Islamik
Një 56vjeçar cilësuar person me prirje ekstreme fetare dhe ithtar i të ashtuquajturit Shteti Islamik është arrestuar nga Anti Terrori në Kukës pasi bënte thirrje për sulme terroriste ndaj institucioneve
Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga drejtoria e Anti terrorit për Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
Një 56-vjeçar nga Kukësi u arrestua nga Anti terrori pasi bënte thirrje dhe propagandë për kryerjen e sulmeve terroriste ndaj institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Ai mban emrin Ibrahim El Salih (Lekica), që duket se është emër i ndryshuar për të shprehur përkatësinë e besimit.
Me video dhe komente në profilin e tij në Facebook, 56 vjeçari shprehte hapur mbështetjen për grupin terrorist të ashtuquajtur Shteti Islamik.
Shpërndante materiale propagandistike të cilat i shoqëronte me komente.
Ndërsa me profile të tjera false, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Komentet kishin ngritur alarmin te Drejtoria e anti terrorit, SPAK dhe BKH.
Pas një hetimi disa mujor ata kanë arritur të identifikojnë se personi që fshihej pas profileve falso ishte Ibrahim El Salih (Lekica).
Mbi bazë të provave të siguruara, Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar 56 vjecarin masën e sigurisë arrest me burg.
Këtë të martë Ibrahim El Salih (Lekica), vu në pranga me akuzën “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Dhjetra shqiptarë iu bashkuan luftës në Siri dhe të ashtuquajturit Shteti Islamik.

