Vlorë/ Operatorët turistikë kërkesë institucioneve: Luftoni informalitetin në sektorin e lundrimit detar

Në Vlorë operatorët turistikë, kërkuan nga institucionet shtetërore që të luftojnë informalitetin në sektorin e lundrimit detar.

Ky fenomen sipas kreut të operatorëve turistikë të jugut dëmton bizneset e liçensuara, por edhe vet shtetin.

“Do i kërkonim drejtorisë së tatimeve që të fillojë menjëherë identifikimin e subjekteve që operojnë në mënyrë klandestine."

Vasil Dendinaj kërkoi angazhimin e policisë kufitare  në identifikimin e mjeteve lundruese që nuk duhet të përdoren për turizëm. Sipas tij ka raste kur mjetet që janë vetëm me përdorim vetjak e me kapacitet të reduktuar vihen në dispozicion të turistëve vihen në pozicion të tyre duke rrezikuar jetën e këtyre të fundit.

“Do i luteshim policisë kufitare të jetë më e vëmendshme përsa i përket, e para për sigurinë e turistëve që janë n qytetin e Vlorës. Gomonet e kanë kapacitetin 12 persona dhe futen 22, dhe nëse ndodh diçka do e hamë të gjithë ne së bashku me ju sepse edhe ju keni përgjegjësi.”

Prefekti  i qarkut ngriti shqetësimin e ndotjes në disa prej zonave turistike.

Që të jetë një sezon perfekt duhet të kemi një pastrim në të gjithë zonat turistike, gjë që po e monitorojmë në të gjitha nivelet, duke filluar që nga ministria e turizmit dhe mjedisit e të gjitha institucionet përgjegjëse, duke përfshirë dhe bashkitë.”

Në takimin ku u adresuan  problematikat në prag të sezonit turistik ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore.