"Për çfarë shkojmë në Kuvend?!" Mediu për Presidentin: Sot duhet të kishim provuar një figurë politike me integritet
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e konsideron procesin për zgjedhjen e presidentit një mundësi të çuar dëm nga opozita.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, Mediu thotë se opozita duhet të kishte dalë me dy kandidatura të përbashkëta, një politike dhe një nga shoqëria civile.
Mediu: Nuk kishte një figurë konsensuale PD për ta çuar në negociata? Kishte. Çështja ishte duhet të shkonte patjetër kryetari i grupit apo përfaqësuesi i foltores. Ky ishte absurditeti. A duhet të ishte LSI pjesë e procesit, patjetër. Ne shkojmë në parlament sot, shkuam dhe raundin tjetër. Për çfarë shkojmë ne? Për ti dhënë frymë një procedure formale që nuk ka asnjë vlerë. Problemi jonë është se ne mendojmë se do të na falë pushtet Edi Rama dhe i falim pushtet Edi Ramës gjithë kohës. Kompromisi për Presidentin kërkohej rreth figurave. Opozita duhet të kishte dy figura, një figurë politikë të qenësishme të pakontestueshme dhe një figurë nga shoqëria civile. Sot duhet të kishim provuar një figurë politike me integritet, le ta kundërshtonte PS. Të gjithë bashkë një kandidat.
