Komisariati në panik dhe kaos, momentet pak minuta pasi polici qëlloi për vdekje kolegun e tij
Këto janë momentet e para pas plagosjes së policit Çaush Saliasi, 55 vjeç nga kolegu i tij në ambientet e komisariatit nr.3. në kryeqytet.
Të shtënat me armë ndaj efektivit kanë shkaktuar panik dhe kaos në komisariat, ndërsa efektivët kanë nxituar që ta transportojnë në spital të plagosurin rëndë.
Për fat të keq Çaush Saliasi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra, pasi ishte qëlluar 6 herë nga polici tjetër, Ludian Zaimi.
Mësohet se dy efektivët janë konfliktuar më herët dhe zënka mes tyre ka përfunduar deri në shkrepje arme që i mori jetën 55-vjeçarit.
Zaimi kishte 1.5 vite në Policinë e Shtetit, ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu.
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje AMP ka ngritur grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
