Mediu: Marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar nuk i prishi Berisha
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaron në emisionin "Drejt" në Rtv Ora se marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar nuk i prishi Berisha.
Sipas tij në 8 vite opozita nuk diti të ndërtojë marrëdhënie me faktorin ndërkombëtar.
Mediu: Ne jemi aleatë me PD, se kë zgjedh PD është çështje e PD, jo e jona. Është detyrë imediate e opozitës të ndërtojë një rapor të drejtë me SHBA. Cedimi nga marrëdhëniet me SHBA do të ishte një dëm jashtëzakonisht i madh jo vetëm për opozitën por për gjithë shoqërinë shqiptare dhe kombin shqiptar. Konflikti duhet vlerësuar si është. Marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar nuk i prishi zoti Berisha nga shtatori e këtej, për fatin e keq për më shumë se 8 vjet, opozita nuk diti të ndërtojë marrëdhënie me faktorin ndërkombëtar. Ka marrë pozicione dhe vendime që kanë qenë të papranueshme dhe alogjike.Bashkimi është e vetmja mënyrë për t'i fituar zgjedhjet, të ndarë si fitojmë. Bashkimi duhet brenda PD. Duhet të afrojmë figura të reja në politikë.
