Topollaj: Retorika e Dendias e ashpër se nuk ka antiretorikë, Xhaçka nuk ka shpatulla për kryediplomate ose e urdhëron shefi i madh
Diplomati Spartak Topollaj tha se retorika që përdori Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, gjatë vizitës në vendin tonë ku, kërcënoi hapur me integrimin nëse do të vijohet të flitet për çështjen çame, është e ashpër sepse nuk ka antiretorikë.
Spartak Topollaj: "Çështja çame është një çështje e dhimbshme. Që ajo ka qenë pjesë integrale historikish e Shqipërisë dhe e shqipëtarëve kjo nuk ka asnjë diskutim por, duhet thënë që bota është e mbushur me të tilla probleme. Çështja çame është një çështje që ne duhet të qëndrojmë me dinjitet. Historikish nuk njihet asnjë luftë në mijëra vjet të ekzistencës së kombit shqiptar që Shqipëria të ketë sulmuar një vend fqinj. E kundërta ka ndodhur Shqipëria është sulmuar nga ata i janë marrë territoret. E vërteta është që fuqitë e mëdha nuk janë treguar aspak miqësore me Shqipërinë. Retorika është e ashpër sepse nuk ka antiretorikë të dish ti përgjigjesh pa e fyer mikun."
Gjatë një intervistës për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi ai tha se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nuk ka shpatulla për të bërë diplomaten e madhe ose thotë dhe bën atë çka e urdhëron shefi i madh.
Spartak Topollaj: "Nuk më pëlqeu Xhaçka të jem i sinqertë, ndoshta nga padituria. Është ende e re dhe nuk besoj se ka shpatulla për të bërë politikanen dhe diplomaten e madhe ose kryedipolmaten. Por kam frik se ajo siç edhe mund të merret lehtësisht me mend, thotë dhe bën atë çka e urdhëron shefi i madh."
