Ky është oficeri i policisë, Çaush Saliasi që u vra nga kolegu i tij në komisariat

Ku është oficeri i policisë Çaush Saliasi i cili u vra me armë nga kolegu i tij  brenda në ambientet e Komisariatit Policisë Nr 3, në rrugën ”Mine Peza” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (23 maj 2022) ku Oficeri i Patrullës së Përgjithshme Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Çaush Saliasin.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur grup të posaçme hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një konflikt banal, ku si pasojë Zaimi ka qëlluar 5 herë me armën e shërbimit drejt Saliasit.