FOTO/ Policia kontrollon makinën e policit që vrau kolegun, ishte parkuar pranë komisariatit 3

Ora News siguron foton e makinës së efektivit të policisë që qëlloi me armë zjarri kolegin e tij duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 23 majit brenda në ambientet e Komisariatit Policisë Nr 3, në rrugën”Mine Peza” në Tiranë.

Oficer i Patrullës së Përgjithshme Ludian Zaimi, 25 vjeç qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Çaush Sailisin

Policia ka ushtruar kontroll në makinën e oficerit 25 vjeçar por deri tani burimet bëjnë me dije se nuk kanë gjetur asnjë gjë të ndaluar.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një konflikt banal, ku si pasojë Zaimi ka qëlluar 5 herë me armën e shërbimit drejt Saliasit. 

Saliasi humbi jetën në spital.