Maxhoranca miratoi projektligjin për Butrintin, Açka reagon ashpër: Historia ju ndëshkoftë!

Deputetja Flutura Açka ka reaguar pasi Kuvendi miratoi mbrëmjen e sotme (23 Maj )pas një seance maratonë projektligjin për marrëveshjen e administrimit të Parkut Kombëtar të  Butrintit.

Teksa ka shpërndarë foto të Edi Ramë, deputetëve, thotë se këto të fundit duartrokitën për ‘shitjen’ e Butrintit, që  është një parajsë e jona mbi dhe që nuk ka nevojë për lëmoshën e askujt.

Postimi i plotë:

Erdhi në sallën e Parlamentit…

Erdhën në rresht të gjithë…

Butrinti shkoi.

Po flet shefi, të jeni aty kür të flasë! Se kur flet ai, flet Zeusi! Të duartrokisni kur të shpallet votimi për “shitjen” e Butrintit (një parajse e jona mbi dhe që nuk ka nevojë për lëmoshën e askujt) për një copë bukë.

Duartrokitni. As e hapët e as e lexuat Planin e Shitjes së Butrintit. Ishte 130 faqe, ishte shumë!

Historia ju ndëshkoftë!