Butrinti/ Berisha i përgjigjet Ramës: Mos u fsheh pas Fondit e as pas ministrive, në krye të aferave je ti

Sali Berisha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama i cili tha për ish-kryeministrin: Se flet dikush për Butrintin që Bathoren e ka quajtur mrekullinë e 8-të të botës.

Berisha i tha Ramës të mos fshihet pas Fondit Shqiptaro Amerikan e as pas ministrive pasi është vet ai kreu i të gjithë aferave.

Berisha: Përsa u përket aferave të tjera, mund të them se ai bord përbëhet i tëri nga njerëzit të tij përveç njërit, që ka qenë këshilltar i Ramës, Richard Hodges, i paguar nga fondacioni i Shqipërisë së Hapur. Zonja ministre ka marrë përsipër të qëndroj në bord për 2 vite. Të gjitha fijet të çojnë te ti si padrino i të gjithë megaferat në këtë vend. Prandaj mos u fsheh pas fondit, as pas ministrisë se je vetë ti, në të gjithë këto afera.