Merrnin 10 mijë euro për një vizë false drejt SHBA, Kanadasë e Anglisë, dënohen me 79 vite burg 16 trafikantët

Gjykatat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot dënimin për 16 të akuzuarit për falsifikim vizash, të cilët u arrestuan më 19 Maj të vitit 2020 në kuadër të operacionit "Shqiponja e kristaltë".

Në total GJKKO dha për ta 79 vite e 4 muaj burg. Dy të akuzuarit kryesorë,  Bukurije  dhe Elvis  Ahmetaj (nënë e bir) janë dënuar respektivisht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë 8 vite burg Bukurije Ahmetaj dhe 6 vjet e 8 muaj burg Elvis Ahmetaj.

Gjykata i shpalli fajtorë për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt ShBA-së, Kanadasë, Anglisë, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash. 

Sipas SPAK, ata i merrnin deri në 10 mijë euro një emigranti të paligjshëm për të dërguar me viza false në SHBA dhe Kanada. 

Kanë qenë tre korridore që trafikantët përdornin për kalimin e klandestinëve në SHBA.

I pari Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane dhe mandej në Meksikë e duke u futur në SHBA, i dyti nga Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA dhe e treta Shqipri-Francë-Londër-R.Domenikane dhe SHBA.

Hetimi ndaj tyre kishte nisur që prej vitit 2018 në bashkëpunim me zyrën e hetimit në Ambasadën e SHBA.

Dënimet përfundimtare, duke përfshirë uljen me 1/3 prej gjykimit të shkurtuar:

Bukurije Ahmetaj 8 vite burg

Elvis Ahmetaj 6 vite e 8 muaj burg

Fatmir (Elvis) Qema 8 vite burg

Eduart Haxhiu  7 vite e 4 muaj burg

Altin Memaj 8 burg

Blerim Coka 8 burg

Azem Tanushi 7 vite e 4 muaj burg

Xhelil Dautaj 4 burg

Mark Gjinaj (Gjini) 5 burg

Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga) 2 vite e 4 muaj burg

Klajdi Llikaj 2 vite e 4 muaj burg

Admir Spahia 2 vite e 4 muaj burg

Drita Sadrija 2 vite e 4 muaj burg

Aida Cenaj 2 vite e 4 muaj burg

Ilir Ferati 2 vite e 4 muaj burg

Juxhin Tirana 2 vite e 4 muaj burg

 

 

Dokumenta bashkëngjitur