Frikë nga huliganët për finale? Çuçi: Kemi marrë masa edhe me policinë e Roterdamit dhe të Romës
Familja e Conference League që do të luhet në Tiranë në 25 maj 2022 pritet që të blindojë kryeqytetin dhe të bllokojë hyrje-daljet.
Ndërkohë, duket se në këtë event nuk përjashtohen edhe rastet e dhunës, nga tifozët që konsiderohen si hulinganë dhe që mund të shkaktojnë trazira.
Vetë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se mund të ndalojnë askënd të hyjë në vendin tonë, por në bashkëpunim me policitë e Romës dhe të Roterdamit po punojnë me qëllim që të mos ketë akte dhune.
Çuçi: Kemi kohë që punojnë me policinë e Roterdamit dhe të Romës. Na janë bashkuar ekipet e tyre të policisë dhe po koordinojmë veprimet për të parandaluar çdo veprim të pakëndshëm. Ne nuk mund të ndalojmë njerëz të hyjnë në Shqipëri, por ne do marrim masa për të parandaluar çdo akt dhune apo nxitës të dhunës. I kemi marrë të gjitha masat për ta parandaluar këtë.
Kemi hapësira të dedikuara për parkimin e autobusëve që do vijnë të shijojnë ndeshjen. E gjithë struktura jonë e policisë në bashkëpunim me bashkinë dhe institucioneve të tjera ka koordinuar gjithçka që kjo situate të menaxhohet Kemi marrë masat që fluksi i jashtëzakonshëm dhe i paparë ndonjëherë për Shqipërinë i fluturimeve të menaxhohet në mënyrën më perfektë për të mos pasur asnjë situatë vonese apo rrëmujë.

