Demaliaj: "Ndërkombëtarët i ka gjet belaja". Bandat e Ramës dhe Berishës, nuk i shkërmoq dot SPAK se është podhim i tyre

Publicisti Ilir Demaliaj gjatë një interviste për Ora TV me gazetarin Sebastian Zonja tha se në Shqipëri janë prezente tre banda ajo e Berishës, e Ramës dhe sipas tij banda e tretë është SPAK.  

Ilir Demaliaj: "30 vjet që jemi në këtë gjendje nuk na i ka ngatërruar njeri punët. I kemi ngatërruar vetë sepse ne zgjedhim banditët. Iu shkojmë mbrapa banditëve për të përfituar nga llokma e banditëve. Kjo është historia politike. Tani presin që të dalë dhe Meta nga presidenti dhe të bëhen dy banda bashkë për të mundur bandën e Edi Ramës. Dhe SPAK banda e tretë. Tani po lexoja në lajme për një tender që është dhënë pa konkurencë, por pa konkurencë është dhënë Shqipëria, prandaj bëjnë kështu këta sot se kanë pare të madhe, kanë hapur dhe media dhe portale. Paguajnë dhe analist, paguajnë dhe intelektual të shquar dhe të pashquar."

Përsa i përket zgjidhjes së kësaj situate dhe shkërmoqjes së këtyre të ashtuquajturave banda nga ana e tij, ai tha se kjo nuk është një gjë e cila mund të ndodhë brenda disa viteve. Përsa i përket influescës së SPAK, Demaliaj, e kategorizoi atë si prodhim të bandave politike.

Ilir Demaliaj: "Kjo nuk është rrugë që zgjidhet me çelësin e artë, as që zgjidhet brenda ditës, brenda viteve, as brenda 30 viteve se kështu ka ndodhur. Absolutisht që SPAK nuk mund ta shkërmoq këtë strukturë, nuk kam asnjë llojë besimi sepse SPAK është podhim i këtyre bandave politike.  Sot në krye të SPAK është Arben Kraj një njeri që ka dënuar në gjyqet e regjimit komunist."

Gjithashtu ai tha se dhe ndërkombëtarët i ka gjet belaja se nuk kanë parë kështu modeli politik ndonjëherë.

Ilir Demaliaj: "Edhe ndërkombëtarët i ka gjet belaja se nuk kanë parë kështu modeli ndonjëherë. Ne jemi model i veçantë dhe në regjimin komunist ne ishim model i veçantë. Ka kolapsu si shoqeri kjo e jona, prandaj ka filluar dhe ky lloj indiferentizmi që nuk duan të dinë më njerëzit."