Çuçi: Bizneset, zyrat dhe bankat që nuk kanë lidhje me finalet në 25 maj ta bëjnë pushim
Lidhur me masat për mbarëvajtjen e finales së Uefa Conference League që do të luhet në Tiranë më 25 maj Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se edhe bizneset duhet ta bëjnë pushim.
Ministri theksoi se të gjitha ato biznese që nuk kanë lidhje me veprimtarinë e finales ta bëjnë pushim, duke përfshirë bizneset e shërbimeve apo bankat.
Çuçi: I bëj thirrje të gjithë bizneseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbimet, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që ashtu sikurse kemi bërë me institucionet publike apo shkollat,ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana.
Ne kemi marrë masa që çdo tifoz mik ti ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë.
