A ekziston konflikti i interesit? Berisha: Fondi Shqiptaro-Amerikan s’ka publikuar planin që ka bërë për Butrintin
Teksa në Kuvend diskutohet marrëveshja për parkun e Butrintit për administrimin e nënzonave kulturore dhe peizazhit kulturor nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ky i fundit është autor i palnit të menaxhimit, te cilin nuk e kanë publikuar.
Në fjalën e tij nga foltorja, Berisha u është drejtuar zyrtarëve të Fondit duke u thënë se: Nuk ju takonte ju të shndërroheshit në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambicien e pafundme korruptive.
Sali Berisha: Zotërinj keni qenë ju kur protestonit kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë. Ndërsa tani bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për të rrëmbyer 830 hektarë toka, me pasuri të shumëllojta dhe për të bërë ndërtime klani Rama dhe klane të tjera. Këtu është problemi kryesor, I kësaj marrëveshje që do shkojë në histori si një marrëveshje më korruptive për pasojat e saj.
Fondi është autor planit të menaxhimit. Fondi ka bërë para këtij plani, një plan tjetër menaxhimi që nuk publikon sepse nuk thotë pikërisht ate që thotë plani i dytë.
Berisha shtoi se avokatja e kësaj marrëveshje të Butrintit është pjesë e bordit të fondit ndërsa ka shtruar pyetjen nëse ekziston një konflikt interesi në këtë marrëveshje.
Sali Berisha: Avokatja që ka bërë kontratën është anëtare bordi. Zotërinj të Fondit dua të ju pyes, a ekziston konflikti i interesit apo jo? Nuk mundemi kështu. Pse nuk bëtë planin e menaxhimin për të gjithë parkun kombëtar. Shtoj këtu se zona A2 kanë pasur planin e menaxhimit. Po cilit botanikë pyetët ju që bëtë këtë hata me parkun e Butrintit.
