Butrintin e njohin vetëm shqiptarët? Auron Tare replikon me Margaritin: Nga 1993 e deri sot e kanë vizituar dhjetëra personalitete botërore

Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, studiuesi Auron Tare ka reaguar ndaj deklaratës në Kuvend të Ministres së Kulturës Elva Margariti, e cila deklaroi se marrëveshja për administrimin e nënzonave kulturore dhe peizazhit kulturor nga Fondi Shqiptaro-Amerikan do ta bëjë të njohur Butrintin edhe ndërkombëtarisht.

Ai i bën me dije Margaritit se nga viti 1993 deri në vitin 2010 jo vetëm ka pasur vëmendjen dhe ndihmën e dy personaliteteve botërore si Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury of Preston Candover por është vizituar nga një numër shume i madh personalitetesh botërore.

Reagimi i plotë

Ne ndihme te Ministres se Kultures e cila nga Podiumi i Parlamentit sapo deklaroi se Butrinti njihet vetem ne rrafshin kombetar dhe tashme ky model do ta beje ate te njohur ne rrafshin nderkombetar do te doja ti thoja znj Ministre se :

Nga viti 1993 deri ne vitin 2010 jo vetem ka pasur vemendjen dhe ndihmen e dy personaliteteve boterore si Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury of Preston Candover por eshte vizituar nga nje numer shume i madh personalitetesh boterore. Duke filluar nga Presidenti i Bankes Boterore Ëolfenson, emra te rendesishem te medias, modes, financave kinematografise, shkences, mediave etj.

Vetem vitin e kaluar Butrinti u vizitua nga Familja e Presidentit Amerikan Trump si dhe Presidenti aktual i Klubit te Futbollit te PSG .Mund ti them znj Ministre se ne Butrin ka qendruar per disa dite edhe Mbreteresha e ardheshme e Anglise. Mbreti Simeon i Bullgarise, Princesha Olga e Spanjes, Silvio Berluskoni, Prodi, Familja e njohur amerikane Getty, Familja e Presidentit Amerikan Klinton.

Te gjitha keto per memorie historike. Ju faleminderit

Lajm 2001

Camilla kaloi të premten "inkognito" Shqipërinë. Në gjueti të saj, prej ditësh, një dyzinë e tërë fotoreporterësh kishte rrethuar vilën e Lordit Rothschild, mikpritësit të saj në Korfuz. Objekt i kamerave të tyre mbeti protagonistja e sotme e kronikave rozë, Camilla Parker, që kishte lajmëruar një vizitë private në Butrint. Dhe ajo, sipas parashikimit, ka ardhur ditën e premte në Butrint së bashku me guvernatorin e Kalifornisë, Dick Riordan, miliarderin amerikan Eli Broad, baroneshën Filipe Rothschild, Burime të Gazetës, që kanë konfirmuar ardhjen e saj, kanë thënë se ka pasur një dyndje të gazetarëve për të fotografuar dhe për të folur me Lady Camilla Parker Boëles. Kjo e ka bërë edhe Zyrën e Butrintit që të jetë shumë e tërhequr në lajmet për Lady Camilla Parker Boëles.

Në fakt, vizita e këtij grupi të njohur, ka qënë e paraprirë nga një shkrim tepër pozitiv i "The Economist" për këtë qendër turistike. Gjithsesi, Camilla nuk i ka shpëtuar ndjekjes së medias edhe në Shqipëri. E mësuar me këtë ritual, ku asaj i duhet të manovrojë dhe medias ta fokusojë, Camilla duket se nuk ia ka dalë që t'i fshihej medias shqiptare. Camilla, e dashura e princit Charles, ka kohë që i pëlqen kjo lojë e medias me të, e cila në njëfarë mënyre e ka ngritur shumë figurën e saj. Në të njëjtën situatë e ndjera princesha Diana "i shpëtoi" me jetën e saj interesimit të jashtëzakonshëm të medias. Camilla shquhet në shoqërinë angleze, referuar medias, për një sens të madh humori.

Ajo është gati gjashtë muaj më e vjetër se Charles. Camilla ka dy fëmijë, nuni i të cilëve ka qënë vetë Charles. Lidhja e tyre 27 vjeçare është forcuar sidomos pas martesës së Charles me Dianën. Në vitin 1993 shtypi anglez publikoi një bisedë telefonike të çiftit, që bëri tepër bujë. Momentalisht, asgjë nga ana ligjore nuk e ndan Charles që të martohet me Camillën, por ai nuk do të rrezikojë prestigjin. Gjithsesi, imazhet e Camilla Parker këtë vit kanë qënë shumë të lidhura me ato të princit Charles. Ky i fundit e ka vlerësuar duke i shkuar në aktivitetet e ndryshme që ajo ka organizuar me një Fondacion të sajin. Pikërisht ka qënë një rast i tillë kur ajo ka marrë puthjen e parë publike të shumëfokusuar nga e gjithë media e huaj.