Berisha në krye të PD, Deda: Pengjeve të Lulit u dridhen leqet nga një sms i ambasadës, të njohin votën ose të pirdhen nga...

Aktori dhe njëkohësosht anëtari i këshillit Kombëtar të PD-së ka reaguar  pas fitores së Sali Berishës, i cili u rizgjodh sërish pas 9 vitesh në krye të PD-së.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Deda thotë se vullneti i demokratëve e ka emrin Sali Berisha.

Ndër të tjera ai ka pasur dhe një mesazh për depuetët që janë në krah të Enkelejd Alibeajt duke thënë që këto të fundit ose duhet t’i bindet votës ose të largohen nga partia.

Postimi i plotë:

Vullneti i demokrateve e ka nje emer, ai eshte Sali Berisha.

Keta deputetet, pengjet e Lulit qe i dridhen leqet nga nje sms i ambasades dhe qe perpiqen te jene as mish as peshk ne deklaratat e tyre, duhet ta ndajne mendjen, ose t'i binden votes se demokrateve, ose te pirdhen nga partia dhe te shkojne atje ku e kane shpirtin. Nuk jane te pazevendesueshem, perkundrazi.

Mirepo te ndash mendjen, duhet mendjen ta kesh tende, duhet te kesh personalitet, te jesh inteleketual dhe politikan mirefilli, gjera te cilat lulistat zor se i kane. Keta lloj specjesh nuk e meritojne te jene, deputete te PD...!

P.s (per mediat) dhe mos i jepni shume rendesi ketyre, se nuk na hyjne ne pune, s'kane kokerr vote si njerez...!