Butrinti në Kuvend, Ina Zhupa debat me minstren Margariti dhe deputetin Shalsi

Debati për Butrintin është rikthyer në sallën e parlamentit në seancën e kësaj të hëne, 23 maj.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi akuza ndaj kolegëve të mazhorancës mbi modelin e dhënies me koncesion të kësaj zone historike.

Margariti: Projektligji propozon modelin më të mirë të administrimit që i duhet Butrintit, mbi të gjitha bazohet në interesin kombëtar.

Zhupa: Nëse ju kolegë e gjeni në një vend të botës kështu siç po e bëjnë Butrintin këta me koncesion, votojeni. Nuk jepet historia dhe dentiteti te një privat që ta shkruajë ai si të dojë.

Shalsi: Ekspertë të fushës, është e frikshme kur dëgjon së shumë prej tyre nuk duan të dalin në televizor se kanë hall se mos bëhen rezil nga disa injorantë që vetëm sulmojnë dhe me një gjuhë banale dhe vulgare.

Zhupa: Sa i përket entitetit kulturor, lexo Neritan Cekën dhe Hasan Cekën. Butrinti ka identitet kulturor të Kaonisë Epiriote. Nuk zëvendësohet dot në identitete joshkencore që e quajnë Butrintin grek.