Berisha i drejtohet Margaritit: Je shumë e egër me punonjësit në zyrë, por je ministre Kulture
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend teksa ka folur për marrëveshjen për Butrintit është drejtuar edhe ministres së Kulturës Elva Margariti, duke i thënë se ‘je shumë e egër me punonjësit.
Në fjalën e tij nga foltorja, Berisha është shprehur se Fondi Shqiptaro-Amerikan nuk meriton të përfaqësojë shtetin shqiptar për pasuritë natyrore ndërsa shtoi se shteti jonë duhet të marrë në kontroll situatën.
Berisha: Zonjë, shkruhet shumë se je shumë e egër në zyrë me punonjësit ashtu të mos jesh edhe këtu. Qënia jote në bord për dy vjet dhe me emër të akuzon ty shumë rëndë. Ti mund të jesh në bord s’kam asgjë por je ministre e Kulturës dhe nuk je Elva Margariti. Ajo pasuri ka të garantuar edhe për 10 vite se ministrja e kulturës është anëtare e bordit kurse marrëveshja shkruan se pas 2 vitesh zgjidhet dikush tjetër. Unë besoj se bordi i një pasurie publike duhet të dominohet nga shteti. E vërteta është se shteti në atë bord ka vetëm dy vet. Ata nuk meritojnë të përfaqësojnë shtetin shqiptar, përfaqësojnë fondin. Kjo pasuri publike duhet të kontrollohet nga shteti, por në të vërtetë kontrolli është në duart e fondacionit.
