Në 25 finalja, ambasada e SHBA-ve: Shmangni qendrën dhe tregoni kujdes nga turmat e mëdha

Ndërsa të mërkurën, më 25 maj 2022, do të zhvillohet finalja e UEFA Europa Conference League mes Romës dhe Feyenoord në “Air Albania Stadium”, ambasada amerikane ka lajmëruar qytetarët e saj për siguri dhe të zbatojnë masat e marra.

Përmes një njoftimi, ambasada e AHBA-ve në vendi tonë thekson se qytetarët amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës dhe zonën e Stadiumit të mërkurën më 25 maj.

Po ashtu shtohet se për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, duhet treguar kujdes në të gjithë qytet.

Njoftimi i ambasadës së SHBA-ve:

Qeveria shqiptare ka shpallur një festë publike në Tiranë më 25 maj. Autoritetet kanë njoftuar se rrugët e shumta që hyjnë dhe dalin nga qyteti do të jenë të hapura vetëm për mjetet e urgjencës. Rrugët e shumta në qendër të qytetit, pranë stadiumit dhe në të gjithë Bllokun do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve. Kjo përfshin zonën përreth Ambasadës së SHBA, e cila do të mbyllet.

Policia e Shtetit Shqiptar (ASP) vlerëson se do të ketë mbi 100 mijë të pranishëm në Tiranë, ku mbështetësit do të vijnë dhe do të mblidhen jashtë stadiumit dhe kudo në qytet. Autoritetet shqiptare do të japin detaje për mbylljet e rrugëve dhe ndërprerjet e shërbimeve.

Ambasada e SHBA-së këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës dhe zonën e Stadiumit të mërkurën më 25 maj. Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për rrethinat tuaja. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Ndërprerje të gjera të trafikut ka të ngjarë për shkak të përmasave të kësaj ngjarje. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët