“Marrëveshja për Butrintin është shkatërrimtare” Berisha: Rama do ndërtojë 620 vila në kepin e Stillës e resorte te gjiri i Manastirit
Ish-Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka folur sërish në lidhje me koncesionin e Butrintit.
Në fjalën e tij ai tha se kjo është marrëveshje shkatërrimtare, ndërsa shtoi se në zonën për të cilën është bërë marrëveshje, Edi Rama ka parashikuar që të ndërtojë 620 vila në kepin e Stillës, ndërsa ka parashikuar të ndërtojë resorte të mëdha në gjirin e Manastirit.
Berisha: Sot këtu diskutohet për njërën nga pasuritë më përrallore të tokës shqiptare, diskutohet për parkun e Butrintin në të cilin janë gërshetuar pasur mahnitëse, ndoshta si në asnjë park tjetër në Evropë dhe më gjerë. Me pasuri të jashtëzakonshme veçanërisht shpendë shtegtare.
Krahas kësaj zone është zona A2, e cila është një nga zonat me biodiversitetin më të lartë në Evropë, Kepi i Stillës. Kjo zonë ka përveç llojeve të pafundme të specieve ka edhe specie endemike, thellësisht të mbrojtur. Studiuesit besojnë se aty ka edhe foka mesdhetare. Këtu tek zona nën ujore dhe te zona e bregut ka objekte arkeologjike të një vlerë të paçmuar. I gjithë territori është me gjetje të rëndësishme arkeologjike. Ka edhe zona rekreative.
Ku qëndron problem themelor i kësaj marrëveshje me shkatrrimtare? Çfarë ka bërë Rama në këtë rast? Edi Rama duke shfrytëzuar një plan menaxhimi të zonës, ka nxjerrë jashtë parkut zonat e hera përveç zonës ramsar. Ka parashikuar të ndërtojnë 620 vila në kepin e Stillës, ka parashikuar të ndërtojë resorte të mëdha në gjirin e Manastirit. Mund të ju them zotërinjve të Fondit, se nuk ju takonte ju të shndërroheshit në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambicien e pafundme korruptive.
