Aksidentet që po “përgjakin” vendin/ Policia rrugore plan masash për sezonin turistik

Fillimi i sezonin turistik veror ka angazhuar policinë rrugore që të vendos në dispozicion një sërë masash më qëllim garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. Masat do të përqendrohen ne njollat e zeza në rrugë e ndërsa në dispozionin të policisë do të vendosen dronet dhe radaret, si dhe makina inteligjente

Në 4 mujorin e pare të këtij viti ka një numër më të ulët të aksidenteve por  sërish mbeten në nivele alarmante.

Referuar shifrave zyrtarë bëhet më dije se në muajin Prill 2022 numërohen 92 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Por duke  vlerësuar edhe situatën në terren policia rrugorë ka filluar më planin e kontrolleve me radar dhe me dron në atë pika ku dyshohet se drejtuesit e mjeteve lëvizin më shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas një urdhri të shpërndarë duke qenë së jemi në fillim të sezonin veror tashmë kontrollet me trupa policore do të jenë më të shtuara. Kështu nga ana e uniformave blu janë evidentuar pikat e zeza ku në to kontrolli ka qenë në mase të shtuar.

Kontrollet e shtuara në rrugët e vendi vijnë edhe pas aksidenteve të rënda të ndodhura së fundmi, ku në vetëm 5 ditë kanë humbur jetën 7 persona, ku akset më problematike janë autostrada Kalimash – Morinë, Milot – Mamurras, Fier-Seman si dhe Shkodër-Lezhë.