Rama për takimin me Dendias: Bisedë e frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë

Rama për takimin me Dendias: Bisedë e frytshme për

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.

Teksa ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook foto nga takimi, shefi i qeverisë shqiptare thotë se më kryediplomatin grek pati një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë.

Më herët Dendias u takua me homologen shqiptare Olta Xhaçka. Në konferencën pë mediat ai njoftoi se Greqia do të abrogojë ligjin e luftës.

Një tjetër çështje që pritet të marrë zgjidhje mes palëve është edhe ajo e kufirit detar që do të përcaktohet nga Gjykata e Hagës.

Ministrja Xhaçka kërkoi që në të njëjtën mënyrë si kufirit detar të gjendet edhe gjuha e përbashkët për çështjen çame.

Por për homologun e saj grek kjo çështje jo vetëm që nuk ekziston, por rrezikon edhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Pensionet ishin një tjetër temë e diskutuar në takimin e mes dy ministrave, i cili sipas Dendias së shpejti do të marrë zgjidhje përfundimtare.