Delegacioni i Komitetit të Punëve të Jashtme të PE sot dhe nesër në Tiranë, takohen me Ramën
Një delegacion i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian i kryesuar nga kryetari David McAllister ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë dyditore në Shqipëri.
Një nga takimet e para ishte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me të cilin diskutuan për reformat gjyqësore dhe reformat e tjera, rekomandimet e rezolutës së PE dhe integrimin rajonal.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i AFET do të takohet me autoritetet më të larta të Shqipërisë, duke përfshirë Presidentin, kryetaren e Kuvendit, ministra të Qeverisë, kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian, median dhe shoqërinë civile.
Gjatë rrugës për në Mal të Zi, delegacioni i AFET do të vizitojë projektet infrastrukturore të financuara nga BE.
Konferenca për shtyp e kryetarit të AFET do të mbahet në orën 13:00 të së martës në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.
