Karamelo: Problemi me pronat e çamëve sillet në vëmendje sa herë që qeveria ka nevojë për vota

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i cili vizitoi ditën e sotme (23 maj) Tiranën,  lidhur me çështjen e pronave të çamëve në Greqi ai tha se kjo çështje nuk ekziston duke shtuar se do të çonte në pasoja.

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Ligoraq Karamelo, është shprehur se problemi i çamëve përdore për konsum politik e jo si një problem i qytetarëve që duhet të zgjidhet.

Ligoraq Karamelo: Dua të theksoj se vizita e ministrit të jashtëm grek bëhet në kuadrin e kulturës  greke në Shqipëri dhe kjo është një vizitë që i shërben forcimit të  marrëdhënieve të popujve dhe pa dyshim që do të ketë pasoja pozitive.

Unë gjykoj se këto vitet e fundit, problemi i çamëve është një problem që përdoret për konsum politik se sa një  problem për zgjidhjen e interesave të qytetarëve. Problemi kryesor që Dendias diskutoi me ministren e jashtme të Shqipërisë ka të bëjë pikërisht me problemet e pronave të minoritetit grek në zonën e bregdetit dhe problemet e minoritetit grek në përgjithësi.

Ndër të tjera ai tha se problemi i çamëve sillet në vëmendje sa herë që qeveria shqiptare ka nevojë për vota.

Ligoraq Karamelo: Problemi i çamëve është një problem që sa herë që qeveria shqiptare ka nevojë për material elektoral, ajo e trajton atë me qëllim që të fitojë ca vota. Duke e parë problemin thjesht në aspektin e rikthimit të problemeve të së kaluarës, gjykoj se marrëdhëniet mes dy vendeve do të shkojnë edhe më keq.

Ai është ndalur edhe ndarja e ujërave detare  duke thënë se fajtore për mos zgjidhjen e këtij problemi është qeveria.

Ligoraq Karamelo: Qeveria që me ardhjen e saj, dy problemet themelore që ajo ngriti për të acaruar marrëdhëniet ishin problemi i quajtur ligji i detit pra për ndarjen e ujërave detare dhe i dyti ishte ekzistenca e pronave. Të dyja këto probleme i mbeten qeverisë shqiptare si patatja e nxehtë në duar.  Jo vetëm që nuk e ecin më përpara po situata po acarohet. Qeveria është fajtore që ky problem nuk është zgjidhur dhe nuk janë përfituar të mirat materiale që Shqipëria mund të kishte përfituar nga këto ujëra. Mendoj se zgjidhja do të jetë ajo që u nënshkrua që në kohën e Berishës, me pak ndryshime.  

Përgatiti Anila Kolgjini.