“Të kesh 2" një ta mbash, një ta çash” Rama: Flisni ju për Butrintin që e quanit Bathoren mrekulli e 8-të

Nga Foltorja e Kuvendit, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se flet dikush për Butrintin që Bathoren e ka quajtur mrekullinë e 8-të të botës.

Ai tha se projekti për Butrintin do të vazhdojë duke bërë gjënë e duhet, sepse e fut trashëgiminë tonë në një zonë tjetër

Rama: Ne kemi akoma na kuvend një personazh që e quante bathoren mrekullinë e 8 të botës dhe i cili është i vetmi qytet në botë i ndërtuar pa leje. Kjo sipas personazhit ishte një listë e shtuar në mrekullitë e botës, edhe pse njerëzit vuanin pasojat pa kanalizime. Kur dilni ju dhe flini për monumente kulture, duhet të kesh 2, një ta mbash dhe një ta çash, madje as edhe një nuk del. Kur flisni ju që AADF do të vjedhë Butrintit, është për tu kërkuar ndjesë atyre që kanë kontribuar prej kaq shumë vitesh pa asnjë qëllim fitimi.

Fondacioni dhe Butrintit ju i merrni të keqen. Ne do të bëjmë gjënë e duhur dhe është me shumë rëndësi ky ligj që bëjmë sepse e fut trashëgiminë tonë në një zonë tjetër. Pikërisht ky fondacion merr përsipër që të futet në këtë punë dhe strukturohet forma se si të ardhurat kthehen në investime për trashëgimitë. Ju bëtë të njëjtën gjë për stadiumin dhe e çuar kombëtaren në emigracion.