“Në Tiranë mos hajdeni me 25 maj” Çuçi: Do të qarkullojnë vetëm ata që kanë biletë për ndeshjen
"Mos të përhapin panik lidhur me shtetrrethime apo gjëra të tilla" deklaroi Gledis Nano.
Por vlefshmëria e kësaj deklarate ka zgjatur vetëm dy ditë, pasi ishte ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se askush që nuk ka biletë për të parë ndeshjen të mos udhëtojë drejt Tiranës pasi nuk do të lejohen të hyjnë në qytet.
Çuçi: E përsëris edhe njëherë. Në Tiranë mos hajdeni, nëse nuk keni një biletë për ndeshjen sepse do të jetë e bllokuar. Në Tiranë do të qarkullojnë vetëm ata që kanë biletë dhe tiranasit. Prandaj i dekurajoj që të mos vijnë në kryeqytet ditën e mërkurë sepse do të jetë në dispozicion të miqve nga Roma dhe Roterdami.
Çuçi tha se ishin marrë të gjitha masat për shmangien e situatave të pakëndshme, ndërsa shtoi se e mërkura u dedikohet vetëm tifozëve të cilët do të ishin të shumtë.
Çuçi: Në Tiranë mos hajdeni, ditën e mërkure të mos vijë në Tiranë, do të jenë ne dispozicion të miqve. Ne kemi kohë që punojmë me policinë, na janë bashkuar për të parandaluar cdo situatë të pakëndshme, do marrim masa që të mos degradojë. Pra i kemi marrë të gjitha masat. Ne kemi shpallur për të bllokuar të gjitha automjetet, por vetëm atyre që kanë ardhur për të parë ndeshjen. Kemi hapësirë të dedikuar për çdo sportdashës. Kemi marrë masat që fluksi i jashtëzakonshëm ndonjëherë për fluturimet të menaxhohet në mënyrën më përfekte.
Policia e Shtetit deklaron se i ka marrë të gjitha masat e sigurisë për të pritur tifozeritë italiane dhe ato holandeze sa i takon finales së "Conference League" që pritet të luhet të mërkurën në "Air Albania" mes Romës dhe Feyenoord.
