Kaos me trafikun në Vlorë, bllokohet tuneli te “Uji i Ftohtë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2022, 14:02
Sezoni veror fillon në Vlorë me të njëjtat problematika si më parë.
Trafik i rënduar në aksin Vlorë-Orikum më konkretisht nga tuneli në “Ujin e Ftohtë” deri tek Zhironi.
Trafiku i automjeteve arrin në tre kilometra dhe shkak mësohet të jetë bërë fluksi lartë i automjeteve drejt bregdetit.
Ndërkohë që në terren asnjë efektiv të policisë rrugore për ndërhyrje në këtë segment.
Trafiku i rënduar është shkaktuar gjithashtu nga devijimi i qarkullimit rrugor për shkak të aksidentit të autobusit me turistë i cili goditi pemën.
Policia rrugore ka devijuar trafikun e mjeteve duke i kaluar ato në kundravajtje tek zona e tunelit teksa situata ka dalë jashtë.
Shoferët kanë fikur makinat dhe po protestojnë duke i rënë borive.

