“Më mirë kashtë se toka djerr” Çmimi i plehrave dhe cilësia e farërave dëmtuan bujqësinë në Bulqizë

Rritja e kostos dhe largimi i të rinjve nga fshati po lë djerr toka nga jugu në veri. Duke u përballur me këto vështirësi një fermer në Vajkal të Bulqizës vazhdon ta mbjellë tokën çdo vit, pasi siç thotë më mirë kashtë, se ara djerr.

Miftar Tyçi nga fshati Vajkal i Bulqizës e ka punuar të gjithë tokën në pronësi.

Ka mbjellë grurë dhe misër.

“Duhet të punosh dhe të mbjellësh që të jetosh, por është me vështirësi shumë të madhe sepse çmimet kanë shkuar shumë shtrenjtë.”

Por për shkak të çmimit të lartë të plehrave kimike thotë se nuk po mundet ti shërbejë siç duhet.

“I kam lëshuar vetëm një thes pleh këtë vit.”

Ndaj nuk pret të marrë shumë prodhim.

“Sa të prodhojë.”

Cilësia e dobët e farës është një tjetër shqetësim për fermerët.

“Dikur kanë qenë më të mira farërat, ndërsa tani dalin vetëm lule gjeli dhe barëra.”

Rritja e kostove vit pas viti I ka vënë në vështirësi fermerët.

Por ende ka prej tyre që thonë se toka nuk duhet lënë djerr edhe pse po i nxjerr me humbje.