Dendias takohet me Ramën: Në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi i Shqipërisë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar ditën e sotme edhe me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama.

Dendias shkruan në Twitter se në fokus të takimit ishin diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale.

Dendias: Duke përfunduar vizitën time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në qendër të diskutimeve janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale.