Spaçi, “ferri” shqiptar, burgu famëkeq, dëshmi e harruar e krimeve të komunizmit
Në përvjetorin e 49-të revoltës në burgun e Spaçit të burgosurit politikë u rikthyen aty ku përjetuan ferrin sipas modelit të regjimit komunist. Për gazetarin Bepin Kolvataj treguan vitet e qëndresës dhe pse ende nuk kanë gjetur paqe 3 dekada pas vendosjes së demokracisë.
Çdo vit rikthehen aty ku përjetuan “ferrin” në tokë.
Burgu kamp famëkeq i Spaçit është një plagë e hapur edhe sot.
Zenel Drangut sot 74 vjeçar, i dridhen ende këmbët ndërsa na drejton në dhomën ku flinin me të dënuarit e tjerë dhe na rrëfen vuajtjet që kaloi për vite të tëra.
Zenel Drangu: 60 cm kemi pasur larg nga njëri-tjetri. Me tre kate dhe 30 veta kanë fjetur në këtë krah.
Angjelin Daberdaku ishte 27 vjeç dhe punonte mjek veteriner në Berishë të Pukës, kur u arrestua dhe përfundoi në Spaç.
Angjelin Daberdaku: Këtu gjeta një burg ferri, që e kishte krijuar edhe vetë ferri.
Ndërsa përkujtohen ditët e qëndresës dhe 49 vjetori i revoltës së Spaçit, të përndjekurit politikë ende nuk kanë gjetur paqe.
Luigj Mila: Shteti shqiptar vazhdon që të jetë i tërhequr.
Ethem Fejzullahi: Këtu ka qenë një kam terrori.
Christian Steiner: Kjo është një dëshmi për të mos harruar.
Institucionet sipas tyre kanë bërë pak ndaj në betejën për drejtësi është gati ti ndihmojë kisha.
“Të bëhemi element koordinator që të bëhet diçka këtu pas një viti.”
Revolta e Spaçit u organizua në 21-23 maj 1973.
U shua me gjak, por mbeti një simbolet më të forta të qëndresës kundër regjimit komunist.

